Zgjedhjet/ KQZ del në konferencë të jashtëzakonshme

0
386

Drilona Hoxha, zëdhënëse e KQZ ka bërë me dije përmes një deklarate për mediat se mbrëmë ka përfunduar procesi i numërimit në të gjitha bashkitë e vendit.

KQZ ka dhënë ndërkaq shifra të reja pjesëmarrjeje. Kështu, sipas zëdhënëses, në këto zgjedhje kanë votuar: 812 249  zgjedhës nga të cilat 765 825 të vlefshme për kryetarë bashkie.

Thënë në përqindje, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë 22.9% votues.

Bie në sy edhe një numër i madh votash të pavlefshme për kryetar bashkie që në total janë 45 276.  Në këto shifra mungojnë votat e dëmtuara apo ato të hedhura në kutinë e gabuar. Rezultati përfundimtar pritet të përfundojë pas 5 ditësh, pra pas përfundimit të afatit ankimues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here