Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea u pyet mbi deklaratat e disa kryebashkiakëve demokratë të cilët kanë refuzuar që të lirojnë zyrën.
Xhelal Mziu deklaroi në 30 qershor se “në 13 tetor unë sfidoj këdo me një garë të hapur dhe jam i sigurtë se do të jetë fitorja ime më e thellë”.
Kur u pyet se si veprohet në një rast të tillë, Gjebrea u përgjigj në A2 CNN: “Kush guxon që të cenojë shtetin e së drejtës do të përballet me forcën e ligjit. Janë deklarata të bëra nga kryetarë bashkish që nuk janë votuar nga populli dhe do të përballen me kuadrin ligjor të vendit. Mendoj që janë kërcënime me efekt emocional sepse ata janë të detyruar që në gusht të lënë zyrën. Është e pamundur që të funksionojë kaosi. Uroj që të mos shohim shfaqje të shëmtuara”.