Shkaktoi trazira dhe u mundua të pengonte zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata merr vendimin për nipi i ish-kryetarit të njësisë Postribë

0
364

Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë, 23 vjeçarin Emrah Shaba, i cili u arrestua një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Shaba u vu në pranga nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Ndërkohë, gjykata e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 23 vjeçarit, pasi nuk ka prova që e fajësojnë atë.Trupa gjykuese e kryesuar nga Arta Llazari, pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, ka vendosur të lërë të lirë 23-vjeçarin, Emrah Shabaj, nipi i ish-kryetarit të Komunës Postribë, Faz Shabaj.

Ndërkohë, familjarët pas arrestimit të të riut hodhën akuzat se 23-vjeçari u vu në pranga për shkak të bindjeve politike që ka familja e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here