Policia nuk ndalet në Dibër, arreston disa zyrtarë të lartë të PD-së (Zbardhen emrat dhe arsyeja)

0
329

Policia ka arrestuar ditën e sotme nënkryetarin e PD në Dibër, Ilir Hysa. Arrestimi i tij vjen pas përplasjeve të forta në KZAZ-në numër 19 në Dibër disa ditë më parë.

Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndalua në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë.

Nënkryetarët e PD bashkë me protestues të shumtë po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here