“Po të kisha sot mundësi, nuk do e zgjidhja”, Rezarta Shkurta habit me rrëfimin e saj

0
362

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ndonëse prej vitesh është larguar nga muzika dhe i është dedikuar biznesit dhe familjes, vazhdon ende të jetë shumë aktive dhe e komentuar në media.

Jeta e saj private dhe sidomos martesa me Ermal Hoxhën ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Rezarta ka vendosur t’i kthejë përgjigje fansave të saj në Instagram, dhe njëra prej tyre e ka pyetur Rezartën se sa e vështirë është të jesh ajo.

“Shumë pyetje e bukur dhe e vështirë për tu shpjeguar në një faqe të vogël Instagrami. Unë zgjodha të jem personazh, në një moshë fare të re 17-18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhje, sigurisht që nuk do  e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet që mund të të sjell në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve, që pas çdo shkrimesh negative të cilat nuk kanë qenë pak janë lënduar.”, përfundon ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here