Nuk ekstradohet kunati i biznesmenëve të shumëkërkuar, i kthehet pasaporta dhe Gjykata rrëzon kërkesën e Indisë (Zbardhen arsyet ç’ndodhi)

0
323

Rrëzohet kërkesa për ekstradimin e indianit Hitesh Patel, i arrestuar në Shqipëri për një skemë e mashtrimi në vendlindje.

Mësohet se gjyqtari Gerd Hoxha, në Gjykatën Penale të Tiranës, ka rrëzuar kërkesën e shtetit indian për ektradimin e Patel, ndërkohë që e ka liruar edhe nga masa e sigurisë ‘arrest me burg’.

Raportohet se indianit të kërkuar për mashtrim i është rikthyer pasaporta, ndërsa ky i fundit ka kërkuar azil në Shqipëri, ndonëse autoritetet ende nuk kanë dhënë një përgjigje.

Sipas ‘Report Tv’, Patel nuk është ekstraduar për tre arsye: e para se dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi, e dyta Hiteshkumar Patel nuk akuzohet si pjesë e ndonjë grupi strukturuar kriminal dhe e treta lidhet me çështjen politike, pasi në vendin e tij ai është familjar i kreut të opozitës dhe ka deklaruar se përndiqet.

Kujtojmë se Patel u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Indisë më 20 mars, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash.

Grupi Sterling Biotech e ka akuzuar indianin për mashtrime bankare, shkruan newsbomb.al.

Patel është një nga të akuzuarit kryesorë në këtë skandal dhe është kunati i vëllezërive Sandesara, Nitin dhe Chetan Sandesara. Tashmë pritet të ekstradohet shpejt në Indi.

Patel ishte një instrument për vendosjen e drejtorëve kukulla në kompanitë guacka (fantazmë) qe përdoreshin nga Sandesaras.

Ministria e Jashtme e anuloi mandatin e Konsullit të Nderit për Nitin Sandesaren, ndërkohë që Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetimet edhe per shpërdorim detyre për të kuptuar se cili nga institucionet ka shkelur ligjin gjatë procedurave për dhënien e shtetësisë shqiptare, të kërkuarve nga gjykata e New Delhit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here