Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u përgjigjet deklaratave të kryetares së komisionit të Ligjeve, Ermonela Felaj, lidhur me arrestimin e presidentit.
“Mungesa e vendosmërisë së hekurt revolucionare që shfaqi sot deputetja Ermonela Felaj, duke lënë një fije dyshimi që Presidenti i Republikës edhe mund të mos arrestohet, është një minë me sahat për “fitoren” përfundimtare të Reformës në Drejtësi!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit.
Sot në studion e Top Talk, Felaj deklaroi:
“Në raportin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit janë gjetur një sërë shkeljesh të bëra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin e drejtonte Presidenti.”
E pyetur se nga këto gjetje, apo më tej nga shkelja e rëndë e Kushtetutës, do të ketë arrestim të Presidentit Meta, Ermonela Felaj u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Varet nga rasti që do të marrin në shqyrtim. Komisioni Hetimor do të raportojë nëse këto shkelje janë ose jo çështje penale”-tha Felaj.