Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar ankimimin e ish-kryeprokurorit Llalla për shfuqizim të shtyrjes së hetimeve. Kështu hetimet për të janë shtyrë për tre muaj.
Kjo është hera e tretë që gjykata rrëzon pretendimet e Llallës, ndërsa Prokuroria është në pritje të letërporosive nga Gjermania.
Sipas Llallës, edhe pse hetimi ndaj tij është zgjatur prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë kundër tij.
Në 28 qershor Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjati për tre muaj të tjerë afatin e hetimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, zgjatje kjo që bëhej për herë të dytë, pasi e kishte bërë më parë në 27 mars 2019.
Kujtojmë se Llalla po hetohet ngë Krimet e Rënda që prej marsit të 2018-ës për katër vepra penale, mes të cilave “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.