Mbledhje 90 minuta ‘kokë më kokë’ me kryesinë e PS, zbardhen porositë urgjente të Ramës dhe lëvizja për ‘fundosjen’ e Metës

0
359

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Socialiste, një ditë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, i cili lëshoi akuza të forta kundër kreut të Qeverisë. 

Mbledhja e zhvilluar në selinë rozë zgjati rreth 90 minuta dhe burime për Top Channel bëjnë me dije se Rama ka diskutuar me deputetët dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë për hapat e mëtejshëm të shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

Rama nuk i ka komentuar ende deklaratat e presidentit Meta, i cili foli edhe për një ‘grup të strukturuar’ që punon kundër interesave të Shqipërisë, ku nuk la pa përfshirë kryeministrin shqiptar dhe miliarderin George Soros.

Sa i përket vendimeve në mbledhje, Kryesia ka vendosur që të thërrasë Asamblenë e PS në fund të muajit korrik.

Ndërkohë që Rama, bëjnë me dije burimet, ka kërkuar të bëhet analiza e rezultatit të votimeve të 30 qershorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here