Rudina Hajdari thotë se paralajmërimi që Matthew Palmer, Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit bëri për liderët e opozitës Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, shmangu përplasjet në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Protestat duhet të jenë patjetër paqësore. Nëse kryetari mendon se nuk e ka situatën në kontroll duhet të marrë disa hapa pas se nuk mund të tolerohen më këto sjellje. Dhuna nuk do të tolerohet më, tha Palmer. Nëse Basha nuk e ka në kontroll duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo gjë do thelojë situatën dhe dëmtimin e interesave të partisë. Duhet të jemi më të pjekur dhe reflektues. Mund të ketë qenë një paralajmërim që në praktikën e DASH ata nuk hedhin asnjë fjali të tillë pa i zbatuar, dhe prandaj dihen shumë të prerë që në momentin që e thonë diçka e mbajnë fjalën e tyre dhe nuk bëjnë hapa pas. Kjo ka qenë arsyeja që arritëm të evitonim një përplasje më 30 qershor”, tha deputetja Hajdari.
“Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme”, ishte parlaajmërimi i SHBA. Ndërkohë Palmer, në një intervistë për VOA tha se kush pengon zgjedhjet shkëput marrëdhëniet me SHBA.