Çfarë po paralajmëron PD? Krahu i djathtë i Bashës rikthen në vëmendje 13 tetorin: Kriza ka këtë zgjidhje

0
373

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar në studion “Opinion” se zgjedhjet e 30 qershorit nuk respektuan asnjë ligj.

Ai hodhi akuza ndaj kryeministrit, ndërsa tha se ky i fundit vijon të manipulojë votat e shqiptarëve edhe në këtë proces ku nuk kishte garë, por vetëm votime socialiste. Gjithashtu Mediu theksoi se shifrat e pjesëmarrjes treguan se shqiptarët refuzuan kryeministrin e Edi Ramës.

“Zgjedhjet ishin pa kandidate dhe këto zgjedhje nuk respektuan asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë unë mendoj se opozita duhet të denoncoj sjelljet e kësaj qeverie. Rama ka qenë pjesë dhe protagonist i manipulimit të zgjedhjeve. Edhe në këto zgjedhje, që ishte vetëm ai vijon të vjedhë votat. Ka një raport të ODIHR, që flet për parregullsi zgjedhore. Këto zgjedhje janë braktisur nga elektorati i majtë dhe nga të gjithë shqiptarët”-tha ai.

Ai shtoi se zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës në 13 tetor do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike.

“Opozita ka ruajtur një raport të drejtë me qytetarët. Shqiptarët kanë mbrojtur standardet e zgjedhjeve. Pas 30 vitesh patëm zgjedhje me një kandidat. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”-u shpreh Mediu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here