Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka konfirmuar se Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë procedurën për shkarkimin e Ilir Metës. Në një dalje për mediat, Taulant Balla u shpreh se Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin dhe tashmë do vijohet me shkarkimin e Presidentit Meta, duke u ngritur edhe Komisioni Hetimor.
“Jemi në fazën kur është shqyrtuar nisma e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në këtë fazë, raporti i shkon Kuvendit në seancë plenare. Në seancën plenare Kuvendi diskuton raportin dhe nëse miratohet procedura vijon më tej. Ngrihet Komisioni Hetimor për vendimin e shkeljeve nga Presidenti i Republikës. Nëse raporti i Komisionit Hetimor merr 94 vota në parlament, atëherë Presidenti i Republikës shkarkohet.
Komisioni hetimor do të ketë anëtarë nga të 3 grupet parlamentare”, – u shpreh Taulant Balla.