A do të njihen zgjedhjet? Reagon ambasadori i BE dhe jep ultimatumin e prerë për palët politike: Angazhohuni urgjentisht! Gjykata do të…

0
421

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas zgjedhjeve të 30 qershorit, në një thirrje të fortë për palët politike.

Në një postim në Twitter ai shkruan se palët duhet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog politik, ndërsa shton se fokusi tani është krijimi i SPAK dhe i Gjykatës Kushtetuese.

Soreca shprehet se do të jetë gjykata ajo që do të sqarojë çështje të pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve.

“Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit. Zbatimi i #reformësnëdrejtësi… …vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i #SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do t’i mundësojë të rrisë më tej luftën kundër korrupsioni përfshi shkeljet zgjedhore & blerjen e votave,në zbatim të ligjeve në fuqi. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale punon efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimtare mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze…”, shkruan Soreca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here