“Vjen brenda këtyre ditëve”, Basha qetëson Voltana Ademin për karrigen e kryebashkiakes, bën paralajmërimin e fortë në mbledhjen me dyer të mbyllura

0
344

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi për më shumë se 1 orë e 30 minuta, kryebashkiakët e djathtë të cilët do të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata janë shprehur të shqetësuar, duke theksuar se me lejimin e zgjedhjeve i kanë bërë Ramës një dhuratë të çmuar.

 Por Basha, i ka qetësuar duke i garantuar ata se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar zgjedhjet të pa pranueshme.

Mbledhja u  zhvillua  më dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kan marrë pothuajse të gjithë kryebashkikët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë.Kishte nga ata, kryebashkiakë që i thanë Bashës,  se me lejimin e zgjedhjeve  “i kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistëve”.

Burimet bëjnë me dije se Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar  kryebashkiakët  demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete.Këtë radhë sytë e opozitës janë te lëvizjet e ndërkombëtarëve në nivele më të larta sesa  përfaqësuesit  diplomatik në vendin tonë.

Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë   aksioni opozitar ndërsa kryebashkiakja e Shkodrës, tha se nuk mund të pranohen zgjedhje farse.

Voltana Ademi: Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here