Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër ambasadorët, pasi sipas tij ata po nxisin sherr në Shqipëri.
Meta shprehet se këtu po bëhet një lojë ambasadash. Gjatë fjalës së tij në konferencë Meta i bëri sërish thirrje Ramës për takim lidhur me krizën politike.
‘Ai po të dojë le t’i marrë me vete ata amerikanët të vijë, nëqoftëse ata s’ vijnë dot të më thotë të ikim në Amerikë, se mua vizën amerikane ma jep Edi, se ai ua jep dhe ua heq te gjithëve. Të gjithëve edhe atyre të Kolegjit e atyre të vettingut që i duhet të lëvizin. Kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhet një vend qesharak.
Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve thonë se pas kësaj do bëhet gjykata Kushtetuese’, u shpreh Meta.