Google search engine
Home Aktualitet Nuk ndalet Meta, pasi sulmoi Ramën bën lëvizjen urgjente (Çfarë do të...

Nuk ndalet Meta, pasi sulmoi Ramën bën lëvizjen urgjente (Çfarë do të ndodhë sot në orën 11:00?)

0
331

Presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë urgjente për mediat, vetëm dy ditë pas votimeve të 30 qershorit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp në ora 11:00, në ambientet e Institucionit, për votimet socialiste të 30 qershorit.”, njoftohet nga Presidenca.

Meta ka ironizuar gjatë ditëve të fundit kryeministrin Edi Rama dhe vendosmërinë e tij për realizimin e votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Mendohet se Presidenti do të flasë mbi procesin e votimeve, duke u ndalur veçanërisht në gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR, që u shprehën se ndaj votuesve kishte pasur presione, ndërsa kushtetutshmëria e dekreteve të Presidentit mund të interpretohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here