Presidenti Ilir Meta pas propozimit që bëri për zgjidhjen e krizës në vend, ku tha se në 13 tetor do të ketë zgjedhje të përgjithshme dhe presidenciale, ka folur dhe për atë që do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon
Si do zgjidhet kriza nëse Rama nuk e pranon?
“Po do thellohet me tej, ta zgjidhë si të dojë, krizën e ka ai dhe ata, duan një junte që do të asgjësojë çdo institucion, që do ta nxjerrë vendin nga rruga evropiane dhe çelja e negociatave. Në fund e di si mund të thotë ai, që fajin e ka meta që më bëri kryetar bashkie, unë i papërgjegjshëm isha, të vijë këtu kur të dojë, edhe në takim me prindër, ata që ka me vete ai, ka hallin e eksperimentit.”, tha Meta.