Nën akuzën për tentativë vrasje të ish-policit, Apeli merr vendimin për ‘të fortin e Elbasanit’

0
385

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Elbasan për Florenc Çapjan, duke e lënë në “arrest me burg”.

Në seancën për masën e sigurisë, Çapja nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Florenc Çapja u arrestua me 14 qershor në Elbasan në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”.

38-vjeçari është personi i dyshuar për tentativën e vrasje së ish-policit Fadil Mema.

Florenc Çapja u arrestua më 14 qershor, në operacionin e koduar “Krasta”, në operacionin e koduar “Krasta” që u finalizua

Çapja u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Dyshimet ishin se atentati ndaj Fadil Memës u bë për shkak të hakmarrjes, pasi kunati i tij ishte i akuzuar për vrasjen e Sokol Çapajt, xhaxhait të Florenc Capaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here