Menjëherë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kuvendi ka thërritur seancë të posaçme në ditën e hënë të 8 korrikut.
Seanca do të mblidhet në orën 18:00 dhe madje deputetëve të Partisë Socialiste iu është kërkuar të mos mungojnë.
“Të mos mungojë asnjë në seancën e posaçme plenare”, ka qenë porosia për deputetët e PS.
Nuk dihet se për çfarë do të mblidhet parlamenti në seancë të posaçme më 8 korrik, ndërkohë që të enjten më 4 korrik, pritet të miratohet kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.