Edhe këtë mëngjes Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vazhduar me ironizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në Facebook, kreu i shtetit ka publikuar një video të liderit koreano-verior, Kim Jong-un dhe liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha.
“Mirëmëngjes të dashur miq!
Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet.
Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!”, shkruan Meta krahas videos ku shfaqet diktatori Enver Hoxha, Spiro Koleka dhe Kim Jong-Un.








































