Presidenti Ilir Meta po mban një konferencë për shtyp, dy ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, në kushtet kur opozita nuk mori pjesë dhe pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.
Nga presidenca, Meta i ka përcjellë një mesazh të fortë miliarderit George Soros. Duke kujtuar këshillën e Victor Urban, kryeministri i Hungarisë se duhet bërë kujdes prej Soros, Meta i drejtohet këtij të fundit që të vazhdojë punët e tij, pasi presidenti nuk rrjedh nga raca e ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, por është politikan i racës së Avni Rustemi, e Mic Sokoli.
“Kam dy fjalë për miliarderin Soros, ju uroj jetë të gjatë, suksese dhe të birit që vjen shpesh në Shqipëri, ti gëzojë miliardat, Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit është presidenti i vendit dhe i del për zot vendit, Jam i racës së tipit Avni Rustemi, Mic Sokolit, Vojo Kushi”, u shpreh Meta.