“Kishte një javë që i lutej Arta Dades”, Ilir Meta tregon prapaskenat e rënda, rreshtohet hapur krah PD-LSI dhe sulmon ashpër Reformën në Drejtësi: Është kthyer në Ramaform

0
354

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ilir Meta: Ai nëse do takim me prindër me Presidentin ti marrë ata amerikanët evropianët që nuk e lënë të bëjë një marrëveshje, ai do po ata nuk duan le të vijnë këtu jam unë. Nëse ata nuk vijnë dot këtu se nuk janë shkojmë diku tjetër, shkojmë në Amerikë se mua vizën amerikane ma jep Edi, sepse vizën amerikane ai e jep dhe ai e heq.

Unë kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhej qesharake. As para se të bëhej reforma në drejtësi, edhe për zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është kthyer në Ramaform, se po të ishte zbatuar si reformë nuk ishim në këtë situatë. Kush janë këta ambasadorë që kujtohen  një ditë para zgjedhjeve që thonë do ta bëjë gjykata kushtetuese. Kush e prishi KED-n? Edi sepse nuk i pëlqyen emrat nga kutia. Përdori edhe një ambasador shumë të nderuar që nuk është më këtu, i cili për një javë i lutej Arta Dades që të më priste se e kishte gënjyer Edi dhe ja kishte futur kot. Por na iku 1 vit KED.

Kush bëri lojë me KED ku Ilir Meta ishte President edhe thirri drejtuesit e delegacionit evropian për ti bërë të qartë që mos përsëriteshin problemet e 2016, pasi ramë dakord për çdo gjë, EURALIUS tha se ne nuk vijmë dot se kemi porosi politike. Ta hetojë BE nga ishte kjo porosi politike. Dhe të shikojmë pse u kthye reforma në Ramaform. Ramaforma është një koloni e tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here