Kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, pas zhvillimit të procesit zgjedhor të 30 qershorit.Meta u shpreh se ky nuk është një kurth i ri, por i hershëm.
Pjesë nga fjala e Metës:
Është komplot, që bazohet jo në parimet e demokracisë, as të vlerave të BE, e as të NATO që siç tha sekretari i përgjithshëm ka në zemër demokracinë. Por bazohet në parimet që synon kapjen totale të shtetit.
Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci evropaine dhe perëndimore.
Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.
Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë.