“Bindja Demokratike humbi, por dikush më e madhe fitoi “, Astrit Patozi bën deklarat bombë pas 30 qershorit

0
416

Tashmë që 30 qershori u mbyll dhe nuk pati një rezultat aspak befasues ku ashtu sikurse pritej PS mori një fitore në terma absolut pasi në gjysmën e Bashkive të vendit nuk kishte rivalë, ndërsa në pjesën tjetër u përball me kandidatë të Bindjes Demokratike.

Koordinatori i kësaj force të re politike, Astrit Patozi ka deklaraur se pavarësisht rezultatit për forcën e tij politike nga këto zgjedhje ajo që fitoi ishte Shqipëria.
 
“Mendonim se mund të kishim zgjedhje më të mira, por në kushtet e krijuara, sidomos pas zhdekretimit të zgjedhjeve, klima u zhvillua në një tension shumë të madh mes palëve ndërluftuesve dhe vëmendja për BD ra. Ra, sepse askush nuk dëgjoi më për alternativa, për diçka të re, apo program kandidatësh. Gjithçka u përjetua si një betejë për jetë a vdekje, mes atyre që dëshironin zgjedhje dhe atyre që donin të mos kishte zgjedhje. Ajo që mund të them është se ne, mund të jemi të pakënaqur me rezultatin, sepse mendonim më shumë, por jam i bindur që Shqipëria fitoi nga këto zgjedhje. Humbja e BD është fare e vogël me produktin e Shqipërisë dhe jo e atyre që brohorasin për fitore”, u shpreh Patozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here