Shefja e ODIHR, Audrye Glove ka deklaruar se prej rreth dy muaj OSBE-ODIHR do të shprehet për procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Sipas Glover ODIHR ende nuk ka mbledhur informacione nga vëzhguesit në terren dhe se do të shprehet me raportin final.
“Ne ende vazhdojmë të marrim informacion dhe ende nuk e kemi tablonë e procesit zgjedhor. Deri sa të marrim këto informacione, nuk do shprehemi dhe të themi që këto zgjedhje i përmbushën standardet zgjedhore“, ka thënë Glover.
Nuk është mandati ynë që të certifikojmë zgjedhjet, por ne i monitorojmë ato dhe do të dalin në një raport përfundimtar.








































