Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen shifrat kontradiktore/ Këto janë 5 bashkitë ku në kuti janë futur...

Zbardhen shifrat kontradiktore/ Këto janë 5 bashkitë ku në kuti janë futur më shumë vota nga numri i pjesëmarrësve

0
314

Ndërkohë që procesi i numërimit po shkon drejt fundit, në disa bashki të vendit, po ndodhin çudira me procesin e numërimit.

Kështu sipas të dhënave zyrtare nga KQZ deri tani, në 5 bashki, rezultojnë fitues kandidatët e PS të cilët kanë marrë më shumë vota nga sa ka qenë numri i pjesëmarrësve.

Rekordin e mban bashkia e Urës Vajgurore ku kanë marrë pjesë në proces 5 900 votues por fituesja Juliana Mema ka marrë  7766 vota.

Gjithashtu në Malësinë e Madhe kanë votuar 7600 votues po në kuti dalin 7772 vota dhe fitues rezulton Tonin Marinaj.

Në Divjakë, zonë e cila mbulohet nga zv.kryeministri Erion Braçe rezulton se kanë votuar 13 000 por në kuti janë 13 513 vota.

Lushnje, një tjetër bashki që mbulohet nga Braçe votuan 27 243 persona, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga KQZ rezultojnë 28 086 vota. 

Në Memaliaj gjithashtu janë regjistruar 4150 votues por në kuti janë numëruar 4 206 vota.

Pritet reagimi i KQZ për të sqaruar këtë absurd shifrash që me të drejtë ka shkaktuar reagime masive dhe ka hedhur dyshime për manipulime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here