Ditën e sotme është arrestuar nënkryetari i PD-së i qarkut Dibër, Korab Muça. Muça ishte shpallur në kërkim nga policia pas tensioneve në KZAZ nr.19 në Dibër.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në pikën kufitare të Bllatës. Kujtojmë që në KZAZ-në nr.19 në Dibër u dogjën materialet zgjedhore.









































