Google search engine
Home Aktualitet Shkodra merret pas 28 vitesh nga PS, Valdrin Pjetri zbulon çfarë do...

Shkodra merret pas 28 vitesh nga PS, Valdrin Pjetri zbulon çfarë do ndodhë me punonjësit e bashkisë

0
416

 Pas 28-vitesh bashkia e Shkodrës është në drejtim të një kryebashkiaku socialist.

Valdrin Pjetri është shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për Report Tv, Pjetri u shpreh se kjo është një fitore historike. Ai u zotua se do t’u t’u shërbejë qytetarëve të Shkodrës.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me punonjësit e Bashkisë të cilët kanë punuar me Voltana Ademin këto vite, Pjetri u shpreh, “Do të shikohet teknalitetet, pjesën e meritorkacisë. Patjetër që stafi drejtues është drejues dhe vjen bashkë me kryetarin e bashkisë. Pjesa tjetër në bazë të meritokracisë”.

Ndërsa sa i përket procesit të votimit, kryebashkiaku i ri i Shkodrës u shpreh se është shumë i kënaqur, pasi nuk u regjistrua asnjë lloj incidenti.

“Duke iu referuar historikut, është hera e parë që në Shkodër nuk ka patur incidente dhe kam vetëm falenderim për qytetarët”, tha ai.

Më tej, shtoi se në Shkodër ka shumë punë për të bërë saqe nuk di ku ta vë gishtin si fillim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here