Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka komentuar se çfarë do të bëjë opozita nëse të zgjedhurit e 30 qershorit do të zënë zyrat. Në një intervistë për emisionin Opinion, Kryemadhi tha se deri në 12 gusht ka shumë kohë përpara.
“Aksioni do të jetë hap pas hapi, këtë javë është konsultimi ynë me partitë aleate. Do vazhdojmë gjithë procesin që do vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Nuk është problemi aty, tek zënia e zyrave, ata nuk do të shkojnë në zyrë asnjëherë. E di sa gjëra do ndodhin deri në 12 gusht”, tha Monika Kryemadhi.









































