Redjan Krali, i cili ishte kandidati i vetëm pë Kavajën është zgjedhur kryetari i ri i bashkisë me 7,426 vota.
Por kush është Redijan Krali dhe lidhja e tij me ish kryeministrin socialist Fatos Nano.
Mësohet se ish kryeministri Nano edhe babai i Redjan Kralit janë kushërinj të parë.
Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos dhe ka patur gjithmonë marrëdhënie të afërta personale me të.
Në profilin e tij në Facebook, Krali ka postuar një foto me ish kryeministrin Nano.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Nano i rishfaq teksa i ishte drejtuar kutisë së votimit.
Nano i ka bërë thirrje socialistëve të mos heqin duart nga timoni, ndërkohë nga ana tjetër, dha dhe një mesazh për opozitën, të cilëve u thotë se duhet të votojnë kundër lidershipit të tyre pasi sipas tij, iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste.








































