Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve të para u tha një atentat me armë zjarri ndaj një personi.
Ai ka marrë tre plumba në shpatull, ndërsa në momentin që iu bë atentat ka qenë me të vëllain duke ikur për në shtëpi.
Bëhet e ditur se të plagosur mbetën Klevi Baho dhe Sandër Baho.
Por, si pasojë e plagëve të marra Klevi Baho ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
E ditur bëhet edhe se viktima sapo kishte dalë nga burgu në Itali . Së fundmi kanë dalë fotot e dy vëllezërve. Ato janë publikuar nga dosja.al
Ata ishin duke në automjetin e tyre tip Audi me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automatiku, mbi 35 herë.
Sipas informacioneve të para mësohet se bëhet fjalë për larje hesapesh.









































