Erla Mëhilli, e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeministrit Berisha ka postuar në Instagramin e saj një foto me Jozefina Topallin, një nga eksponentët e dikurshëm të PD-së.
Kjo e fundit në orët e vona të ditës së djeshme në një status të sajin godiste direkt Lulzim Bashën duke e quajtur “Eksperimenti më i pamerituar i PD-së” dhe se asgjësoi një nga partitë që frymëzoi shqiptaret për demokraci.
Ndërsa sot Topalli ka dalë shumë e buzëqeshur krah Mëhillit.








































