Google search engine
Home Aktualitet Breshëri plumbash mbrëmë, zbardhet atentati në Elbasan/ Si ndodhi vrasja e 22-vjeçarit,...

Breshëri plumbash mbrëmë, zbardhet atentati në Elbasan/ Si ndodhi vrasja e 22-vjeçarit, takimi i autorit me viktimën, kush ishte shënjestra (DETAJET)

0
598

Zbardhet atentati që tronditi mbrëmjen e djeshme banorët e fshatit Broshkë në Elbasan, ku mbeti viktimë Klevi Baho dhe u plagos vëllai i tij Sander Baho.

Mësohet se një person i maskuar kishte pyetur Klevi Bahon nëse ai ishte Klevi dhe ky I fundit e kishte mohuar.

Pas kësaj, ai kishte marrë në telefon të vëllanë dhe Sandër Baho kishte ardhur me makinë dhe e kishte marrë.

Dy vëllezërit u ndoqën nga një makinë tip ‘Benz’, perosnat brenda së cilës qëlluan me breshëri automatiku drejt makinës së Aldo dhe Sandër Bahos.

Dy vëllezërit e plagosur kanë mundur të dalin nga makina dhe janë larguar nga vendngjarja. Famijarët kishin kërkuar për orë të tëra Klevin dhe e gjetën me shenja jete, por fatkeqësisht nmuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Ende nuk janë identifikuar autorët e atentatit, ndërkohë mësohet se viktima i atentatit, 24 vjeçari Klevi Braho sapo kishte dalë nga burgu në Itali dhe kishte ardhur në Shqipëri pranë familjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here