Google search engine
Home Aktualitet Ambasadorja Audrey Glover zbulon çfarë incidentesh konstatoi dje misioni i OSBE-ODHIR

Ambasadorja Audrey Glover zbulon çfarë incidentesh konstatoi dje misioni i OSBE-ODHIR

0
330

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri kanë paraqitur gjetjet dhe përfundimet e tyre paraprake në një konferencë për shtyp. Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deklaroi se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve

“Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratë zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e këtyre zgjedhjeve. Më në hollësi: Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetarët e tyre të bashkive dhe u zhvilluan në në mjedis tejet të ngarkuar politikisht. Opozita u tërhoq nga Parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e kryeministrit. Qysh atëhere opozita ka zhvilluar protesta disa prej të cilave kanë qenë të dhunshme. Presidenti nxori dekret me qëllim shtyrjen e zgjedhjeve, kryeministri qe i vendosur të vazhdonte me mbështetjen e parlamentit. KQZ vazhdoi me përgatitjet. Më 14 qershor kryetarët e 27 bashkive u kërkuan KZAZ-ve të lironin ambientet e mara për zgjedhjet. Dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jofunksionale.”, tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here