Ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, nuk ka dhënë konkluzione për zgjedhjet e një dite më parë, duke thënë se ODIHR është ende duke mbledhur informacione për nga vëzhguesit në terren dhe se do të shprehet me raportin final.
Ajo është pyetur nëse do të kthehet të monitorojë 13 tetorin që ka vendosur presidenti Meta si datë të re.
Gazetarja: Presidenti Ilir Meta ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh lokale, atë të 13 tetorit. A do të riktheheshit në misionin për t’i monitoruar?
Kryesuesja e OSBE/ODHIR, Audrey Glover: Do kisha shumë qejf të kthehesha prapë në Shqipëri, por s’më takon mua, por do duhej që të na bëhej një ftesë dhe OSBE të dërgonte një mision faktmbledhës dhe më pas të vendoste. Dhe nëse do ta dërgonte çfarë lloj misioni do të ishte ky.








































