Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka treguar mbrëmjen e sotme nëse tashmë pas të zgjedhurve të rinj të 30 qershorit, kryebashkiakët e PD do të lirojnë zyrat.
I ftuar në Ora News, Alibeaj ka thënë se kryebashkiakët e djathtë do të qëndrojnë në detyrë derisa të zgjidhen persona të tjerë të ligshëm dhe kushtetues, duke nënkuptuar se kryetarët e PD nuk do t’i lënë zyrat.
‘Ligji ju thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shërbyer qytetarëve deri sa të vijë një tjetër i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën’, tha Enkelejd Alibeaj.








































