Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka thënë gjatë një prononcimi live në Top Channel, se situata është optimale në 61 bashki të vendit.
“99.9% e zonave janë në rregull. Kemi punuar përgjatë gjithë natës për Vaun e Dejës që të niste votimi sot. Pasi djegies së materialeve, ne ia arritëm. Vetëm 9 qendra në Shkodër nuk janë hapur”-tha Biba.