Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha i ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në votime.
‘KQZ i bën apel qytetarëve t’i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës’, u shpreh Hoxha në një deklaratë të shkurtër për mediat.
Kujtojmë se procesi zgjedhor ka filluar që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.








































