Prej 6 orësh në të gjithë vendin tonë po zhvillohen zgjedhjet pavarësisht përpjekjeve të militantëve të PD e LSI për t’i përbaltosur ato.
Mirëpo ndërkohë që procesi po shkon normalisht, presidenti Meta i cili e zhdekretoi 30 qershorin duke dekretuar si datë të re të zgjedhjeve 13 tetorin, ka reaguar nëpërmjet një postimi provokues në Facebook. Ai ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me këshilltarin e tij Tedi Blushi.
“Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë.”, shkruan Meta krahas fotos.









































