Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka shkuar në këto momente në qendrën e votimit, tek ‘Liceu artistik’, në kryeqytet.
Në një prononcim për gazetarët, Soreca u përgjigj se ndodhet aty vetëm për të vëzhguar, ndërsa shtoi se raportet dalin nesër.
“Jam këtu për të vëzhguar dhe nesër do të presim për raportet’, tha ambasadori.
I pyetur nga gazetarët nëse do të votonte në këto kushte në Itali, Sorca nuk preferoi të japë një përgjigje.








































