Militantët e opozitës kanë zgjedhur që të protestojnë në një formë ndryshe ditën e sotme.
Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën ‘Vasil Shanto’ në Tiranë një grup protestuesish janë veshur me uniforma në kohën e komunizmit dhe me grushtin lart si në atë kohë kanë pritur udhëheqësit e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR-it.
Gjithashtu në duar kanë mbajtur fletushka ironizuese ku shkruheshin punët e bëra nga ‘partia’.
