Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi në një deklaratë për mediat theksoi se është njohur vetëm nga media për procedimin penal që ka nisur ndaj saj.
Ajo theksoi se nuk duhet që qytetarët të bien pre e provokimeve.
“Janë orë që menduam se i lamë pas në vitin 1990. Çdo veprim i Bashkisë së Shkodrës është bazuar në ligjet e vendit. Çdo veprim i imi apo i punonjësve të bashkisë është konform ligjit.
Sot shqiptarët dhe shkodranët nuk do të lejojnë instalimin e një diktature të re.
Procedimi penal është i ditës së djeshme. Rama dhe Lleshaj intimiduan një kryetare në detyrë.
Për procedimin penal unë u njoftova vetëm përmes medias.
Dua të deklaroi se unë nuk kam shkeluar asnjë ligj, po ashtu asnjë qytetar e punonjës i bashkisë Shkodër.”








































