OSBE konstaton se situata te ‘Vasil Shanto’ paraditen e sotme nuk ishte e favorshme për vëzhgim ndaj dhe drejtuesja e misionit Audry Glover nuk mundi të ndalet aty. Misioni i vëzhgimit i referohet kështu protestave të paradites së sotme nga simpatizantët e djathtë.
Ndërkaq, OSBE shton se nesër mediat do mund të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR.
“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në deklaratën zyrtare.








































