Google search engine
Home Aktualitet A do e lironi nesër zyrën? Voltana Ademi jep përgjigjen e papritur

A do e lironi nesër zyrën? Voltana Ademi jep përgjigjen e papritur

0
370

Pas njoftimi se është proceduar penalisht, Voltana Ademi doli në një konferencë për shtyp ku hodhi akuza të shumta ndaj Ramës dhe Lleshajt, duke thënë se po e kërcënonin. Gjithashtu kryebashkiakja e Shkodrës iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Jeni proceduar, do t’i drejtoheni prokurorisë?

E përmenda dhe në deklaratë, ne do të vijojmë që sot me paditë përkatëse dhe denoncimet përkatëse. Duke iu referuar monitorimit, përmes pamjeve skandaloze të përçudnimit të institucioneve. Qytetarët edhe deputetet kanë pasur mundësi që të shohin se çfarë ndodhi në Shkodër.

I druheni një arrestimi? 

Jam e gatshme, veproj vetëm në bazë të ligjit. Sikurse e keni vënë re, gjatë punës time. Sidomos këtë muaj kam vepruar duke vepruar në mënyrë institucionale Kjo për të treguar qasjen time kundrejt ligjit. Jam e gatshme që të përgjigjem bazuan në emër të ligjit.

A do ja lëshoni zyrën zotit Pjetri?

Sot jemi në 30 qershor. Do të vazhdojmë dhe akoma nuk ka mbaruar përpjekja jonë. Këtë duhet ja lëmë qytetarëve që t’ia dalim në krye. Kam qenë në kontakt me qytetarë, kanë presione.

Jeni kërcënuar?

Mendoj që janë të mjaftueshme faktet që kemi për publikun. Qindra të arrestuar. Deputetë, qytetarë të arrestuar.

Është e vërtetë që jeni kërcënuar nga drejtori i policisë?

Jo nuk është e vërtetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here