Militantë të Partisë Demokratike në Dibër po protestojnë mëngjesin e sotëm para policisë.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar 15 persona ndërkohë që pritet të ketë të tjera shoqërime.
Militantët e PD, sulmuan mbrëmjen e djeshme thyen me dhunë KZAZ-në nr.19 në Dibër, e cila ndodhet brenda shkollës së mesme ‘Nazmi Rushiti’. Nga përplasja e dhunshme në ambientin mbetën të plagosur disa efektivë të policisë që kanë tentuar të ndalojnë militantët dhe përfaqësuesit e PD së zonës.
Ndërkohë, ditën e sotme, forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr.19.