Nis ‘vala’ e arrestimeve, ndalohen 3 punonjës bashkie në Mallakastër, në kërkim nënkryetari i Bashkisë

0
346

Vazhdojnë arrestimet e punonjësve të bashkive nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Arsyeja është gjithnjë e njëjta, ‘pengim i procesit zgjedhor’.

Të arrestuarit më të fundit janë dy punonjës të Bashkisë dhe roja e një shkolle në qytetin e Ballshit.

Ndërkohë është shpallur në kërkim nënkryetarin e Bashkisë Mallakastër Haredin Serjani për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, këta shtetas janë autor të dyshuar të mbylljes dhe bllokimit 2 shkollave në qytetin e Ballshit dhe 21 shkollave në fshatrat e Bashkisë, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur e miratuar si Qendra Votimi për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here