“Meta nuk takon dot gruan e tij”, Presidenca i përgjigjet menjëherë Rudina Hajdarit dhe e kërcënon: I zgënjer! Sa t’i kalojë mami vettingun… (REPLIKAT)

0
401

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur deklaratës së deputetes Rudina Hajdari duke u shprehur i zhgënjyer prej saj pasi ka thyer heshtjen zgjedhore.

Pasi Rudina e cilësoi të turpshëm takimin e Metës me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili dhe jo me kryetaren Monika Kryemadhi që është njëherazi bashkëshortja e Presidentit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i krehut të djathtë të Metës.

 “I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton ‘heshtjen zgjedhore’ të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun”, i përgjigjet ndërkaq Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here