Google search engine
Home Aktualitet Valbona Selimllari flet pa dorashka, deklaron publikisht nëse do të marrë pjesë...

Valbona Selimllari flet pa dorashka, deklaron publikisht nëse do të marrë pjesë në votimet e 30 qershorit (Tregon edhe arsyet)

0
385

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga e diela, ku pritet që shqiptarët të votojnë për 61 Kryetarët e Bashkive në të gjithë vendin, zhvillimet e fundit politike kanë ngritur jo pak debate dhe diskutime në radhët e qytetarëve.

Në mesin e personazheve të njohur VIP që kanë reaguar në lidhje me situatën politike të momentit së fundmi është edhe Valbona Selimllari. Duke marrë indicie nga një deklaratë e papritur e Neritan Cekës në një studio debatesh televizive ku ai mallkonte shqiptarët nëse do të shkonin për të votuar në 30 qershor, Valbona vendosi që publikisht të japë arsyet e saj bindëse se pse e drejta e votës është diçka legjitime, dhe kurrësesi imponimi apo mallkimi i njerëzve që e bëjnë këtë gjë apo që mendojnë ndryshe nuk mund të jetë i pranueshëm.

Ajo shkruan: “Është demokratike të mos votosh. Por, jo demokratike të ndalosh ata që duan të votojnë. Unë mendoj se lirinë për të shprehur bindjen tonë nuk mund të na e cënoje askush. Respektoj gjithmonë mendimin ndryshe, por nuk respektoj kurrësesi imponimin dhe mallkimin e atyre që mendojnë ndryshe nga unë. Prandaj, duke respektuar të drejtën time, sigurisht që do të shkoj të votoj”.

Ju si mendoni? E mbështesni postimin e Valbonës?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here