Tensione dhe përplasje pranë KZAZ-ve, socialistët bëjnë lëvizjen e papritur (Merret vendimi i rëndësishëm për 17 qendra votimi)

0
320

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvendosur nga ambientet publike, në ambiente private, 17 Qendra Votimi në Kukës.

Lajmi është bërë i ditur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi të shpërndarë, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod.

Sa i përket Qendrave të tjera të Votimit, ato do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë.

Po sipas PS, ky ndryshim i vendit të votimit, është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas vendimit të pushtetit lokal, për mbylljen e këtyre ambienteve.

Bashkia Kukës numëron 88 Qendra Votimit, në total, ku janë thirrur për të marrë pjesë në zgjedhje më shumë se 44 mijë zgjedhës, të cilët jetojnë në qytetin e Kukësit dhe 14 Njësitë Administrative të tij.

Kukësi ka 1 Komision Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, i cili, pas vendimit të pushtetit lokal për të liruar ambientet e godinës së shkollës “Havzi Nela”, KQZ e zhvendosi KZAZ-në nr:11 në një ambient privat, në afërsi të Institucionit të Prefektit.

Për zgjedhjet e 30-Qershorit, në Kukës garojnë dy kandidatë: Abedin Oruçi, nga Bindja Demokratike, dhe Safet Gjici nga Partia Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here