Shkarkimi i Hilës, Basha në konferencë live nuk përmbahet, tregon skenarin e Ramës dhe Tom Doshit: Përdori Këshillin e Ministrave si WC

0
405

Kreu i Partisë Demokratike, ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me shkarkimin e kreut të Bashkisë të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Ky reagim i Bashës vjen pas zytarizimit të vendimit nga Edi Rama dhe një deklarate po nga selia e PD që e quajti sulm politik shkarkimin e Hilës. Ai e ka cilësuar ngjarjen në KZAZ-ënë e Vaut të Dejës si një skenar të organizuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Tom Doshi. Sipas tij, kjo bëhet vetëm për të krijuar konflikte.

“Përdori Këshillin e Minsitrave si një WC, nuk ka asnjë motim për shkarkimin e tij. Ne nuk do ta lëmë këtë plan kriminal, që mund të ndezë kudo. I bëjmë thirrje qytetarëve që mos bini pre e planeve kriminale të Ramës. Ne jemi të fortë dhe ne ne jemi shumica.

Rama dhe mercenarët e tij shumë shpejt do të jenë keq. Ata e dinë fundin e tyre ndaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here